E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/Dua Lipa publikon videon nga fëmijëria, u kërkon fansave të gjejnë se çfarë po flet në shqip
Publik News

VIDEO/Dua Lipa publikon videon nga fëmijëria, u kërkon fansave të gjejnë se çfarë po flet në shqip

Këngëtarja e famshme Dua Lipa nuk ka nguruar në asnjë moment që të tregojë origjinën e saj.

dua

Në çdo intervistë që e kanë pyetur, Lipa është shprehur se është shqiptare dhe se ndihet krenare për një fakt të tillë.

Ndërkohë sot, ajo ka publikuar në profilin e saj “Instagram” një video të rrallë kur ajo ka qenë fëmijë.

dua1

Në video, Dua shfaqet së bashku me motrën e saj Rina, e cila është një bebe. Ndërkohë këngëtarja e dashur për publikun shqiptar e ndërkombëtar, dëgjohet teksa flet në gjuhën shqipe.

dua rina

“Duke folur shqip e duke bërë pak show, si dhe duke i treguar kamerës bebin e vogël Rina Lipa. Kush mund ta gjejë se çfarë po them? Më mungon familja pak më shumë sot”, shkruan ajo në postimin e saj.

dua-lipa-1duaduadua1

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.