23-vjeçari nga Kruja piu fostoksinë dhe shkoi në kishë të lutej, i vëllai rrëfen momentet e fundit të tij
Ditën e djeshme 23-vjeçari Gjon Dobrozi nga fshati Gramëz i Rrethit Krujë, gjeti vdekjen pasi konsumoi fostoksinë në rrethana ende të paqarta.
Motivet pse i riu vendosi t‘i jepte fund jetës në mënyrë makabre nuk janë bërë ende me dije, por familjarët e tij kanë rrëfyer momentet e fundit të djalit të tyre, para se ai t’i dorëzohej vdekjes.
Familjarët kanë deklaruar se ai e ka kryer këtë akt në mënyrë tejet të mistershme, pasi kanë rrëfyer për grupin hetimor se 23-vjeçari nuk do të ishte vetëvrarë kurrë megjithëse kohët e fundit kishte shfaqur disa probleme psikologjike.

Ai i kishte telefonuar të vëllait, pasi kishte konsumuar fostoksinë.
I vëllai ka rrëfyer:
Ai kishte konsumuar një sasi të konsiderueshme fostoksine kur ndodhej në shtëpi. Më pas, në mënyrë të mistershme, ka shkuar te kisha që ne kemi në zonën tonë. Nuk e dimë arsyen se përse kishte shkuar aty, por atje e gjetën në gjendje të rëndë. Na lajmëroi që ndodhej aty dhe na tregoi se nuk ndihej mirë, pasi kishte pirë fostoksinë. Rendëm me shpejtësi drejt kishës. Aty e gjetëm të shtrirë dhe në gjendje të rëndë. Menjëherë e hipëm në makinë dhe u nisëm për në Tiranë. Por, në momentin që mbërriti në spitalin ‘Nënë Tereza’, ishte shumë vonë pasi ishte në grahmat e fundit. Nuk arritëm ta shpëtonim dot. Gjithashtu, gjatë rrugës për në spital e pyetëm se përse kishte vepruar ashtu, por nuk na ktheu përgjigje”.
Pas aktit, i riu ka shkuar të lutej tek kisha që kishte në zonën ku banonte. Familjarët e tij kanë konfirmuar se Gjoni ishte besimtar i devotshëm dhe kjo ka qenë arsyeja pse ka dashur që momentet e fundit të jetës, t’i përjetonte në vendin e shenjtë.
Megjithëse Dobrozi është transportuar për në spitalin “Nënë Tereza”, nuk ka mundur të shpëtojë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



