E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ PD ndez motorët nga Kurbini: Të shporrim Edi Ramën
Politikë

FOTO/ PD ndez motorët nga Kurbini: Të shporrim Edi Ramën

Dega e PD-së Kurbin ka festuar 28-vjetorin e themelimit të saj.

Behar Haxhiu kreu i Degës në fjalën përshëndetëse drejtuar anëtarëve dhe simpatizantëve ka theksuar se, “Kurbini është konsideruar si ndër zonat më demokrate në vend, ndaj dhe si e tillë duhet të tregojmë vullnetin e çdo demokrati për të fituar zgjedhjet vendore të qershorit. Mandati i kreut të bashkisë së Kurbinit është i dhuruar nga strukturat e pushtetarëve të sotëm, duke na mohuar kandidimin  e subjektit tonë ne zgjedhjet e katër viteve më parë”.

Më tej kreu i PD-së Kurbin Haxhiu ka shtuar se, “numri i papunësisë kanë arritur shifra alarmante sidomos në zonën e Kurbinit duke thelluar më shumë varfërinë, e kësaj zone. Njëkohësisht Kurbinit po i mungojnë shërbimet, infrastruktura,  mungesa e rendit, institucionet janë inekzistente. Kjo qeverisje duhet rrëzuar me çdo formë demokratike, dhe jemi ne demokratët që duhet të shporrim këtë kryeministër të papërgjegjshëm. Në zgjedhjet e qershorit të ardhshëm ne do të fitojmë, për t’i dhënë komunitetit të Kurbinit qeverisjen e duhur”.

Nënkryetari i PD-së Edmond Spaho ka përshëndetur me këtë rast duke premtuar mbështetjen dhe të kreut të PD-së Lulzim Basha.

Njëkohësisht kanë përshëndetur dhe deputetë nga Qarku i Lezhës me rastin e 28 vjetorit te themelimit të PD-së Kurbin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.