Sarandë/Të shtëna me armë, plagoset me dy plumba bariu
Një person është plagosur pas të shtënave me armë që janë riregjistruar këtë pasdite në Sarandë.
I plagosur me dy plumba ka mbetur shtetasi Level Hoxha, ndërsa ngjarja raportohet se ka ndodhur në Piqeras.
Ende nuk dihet autori dhe shkaqet e ngjarjes, ndërsa mësohet se 60-vjeçari ishte me origjinë nga fshatrat e Gjirokastrës, por prej vitesh banor në Piqeras dhe ishte bari me bagëti të imta në këtë fshat.
Ai është transportuar mesditën e së hënës për në spitalin e Sarandës pas dy plagëve të shkaktuara me armë zjarri, një në kofshë e tjetri në krah. Pas ndihmës së parë për shkak se plumbi dyshohet të ketë prekur kockën bluzat e bardha të Sarandës bënë transportimin e tij drejt spitalit të traumës në Tiranë.
Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të identifikuar autorin dhe përcaktuar shkakun e kësaj ngjarjeje.
Dyshohet të ketë qenë një konflikt barinjsh për kullotat. Bariu 60 vjeçar mësohet të ketë thënë se: “ nuk pashë se kush më qëlloi. M’u duk se ishte plumb qorr. Nuk kam konflikt me asnjë…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



