E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
4 të vrarë në protestën e 21 Janarit, si e kujtojnë dëshmitarët
Lajme

4 të vrarë në protestën e 21 Janarit, si e kujtojnë dëshmitarët

Në 8-vjetorin e 21 Janarit, ku gjatë një proteste para Kryeministrisë mbetën të vrarë 4 persona, familjarë dhe deputetë të Partisë Socialiste bënë homazhe në përkujtim të tyre.

Në Bulevard, para godinës së Kryeministrisë, disa prej protestuesve të 8 viteve më parë, tregojnë për A2 kujtimin e tyre për ato momente.

“Kam qenë 5 metra larg Ziverit (Veizi) kur u vra te porta e Kryeministrisë. Ishin çaste të tmerrshme, degët e pishës binin në tokë nga plumbat, kuptohet që ishin plumba automatiku”, thotë një dëshmitar i atyre ngjarjeve. “Deputetët e Partisë Socialiste kërkonin që të mos futeshim brenda sepse do të na vrisnin”.

“Gjykata nuk duhet ta mbyllë kësaj radhe këtë çështje”, thotë një tjetër dëshmitar i protestës së 8 viteve më parë. “Plumbat dilnin nga dritarja e katërt ndërsa sot ata janë të gjithë të lirë. Kam dalë të protestoj sepse ata i ka vrarë shteti”.

Gjatë protestës së 21 Janarit mbetën të vrarë Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.