OPOZITA BOJKOTON SESIONIN E RI PARLAMENTAR, RAMA IRONIZON BERISHËN: SALI TA QAJ HALLIN SALI, TË VËSHTIRË E KE… (FOTO)
Sapo kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha përfundoi fjalimin e mbajtur në foltore, opozita bojkotoi sesionin e ri parlamentar.
Të gjithë deputetët e opozitës braktisën sallën, të kryesuar nga Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha.
Menjëherë sapo mori fjalën kryeministri Edi Rama ka ironizuar Berishën me një batutë.
Rama i tha se ia qan hallin për këtë mision që ka marrë, ndërkohë që Berisha u largua së bashku me të tjerët.
‘Sali, Sali ta qaj hallin me këtë mision që ke marrë, ta qaj hallin Sali, të vështirë e ke Sali, Sali’, tha Rama nga foltorja.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco








