E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama inspektim rrugës që nuk përfundon prej 6 vitesh….
Politikë

Rama inspektim rrugës që nuk përfundon prej 6 vitesh….

Kryeministri Edi Rama sot sipas burimeve zyrtare ka planifikuar që të inspektojë ecurinë e punimeve në rrugën Tiranë-Elbasan, punimet për përfundimin e të cilës janë zvarritur prej afër 6 vitesh.

Rama ka planifikuar një inspektim në Spitalin Rajonal të Elbasanit si dhe një takim në prefekturë me drejtues të rëndësishëm të institucioneve dhe kryetarët e bashkive të qarkut.  Ndërkohë krahas disa takimeve të rëndësishme, Kryeministri Rama do inspektojë edhe Godinat e konviktit të studentëve të Univesitetit” Aleksandër Xhuvani “.

Gjithashtu raportohet se mund të zhvillojë edhe një takim me studentët e këtij Universiteti, por ende nuk është konfirmuar një aktivitet i tillë në axhendën e tij gjatë të cilës Kryeministri do jetë i shoqëruar nga disa ministra si dhe grupi i deputetëve të PS të Qarkut të Elbasanit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.