E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PAMJET/ Sherr në lokal, goditet me armë në kokë i moshuari
Lajme

PAMJET/ Sherr në lokal, goditet me armë në kokë i moshuari

Një 71 vjeçar nga Memaliaj është qëlluar me pjesën e pasme të pistoletës në kokë nga një person ende i paidentifikuar nga policia.

Mustafa Mustafai është dërguar në spitalin e Gjirokastrës pasi ka marrë një plagë në kokë, ndërsa mësohet se pak para ngjarjes, ai ishte grindur me një person në lokalin e lagjes, ndërsa sulmi i është bërë në dyqanin e tij.

Burime nga policia deklarojnë se i moshuari është sulmuar ndërsa ndodhej në dyqan bashkë me të shoqen, dhe i është vjedhur një celular dhe një shumë parash.

Nga ana tjetër, vetë i moshuari ka deklaruar në sppital se nuk e kanë grabitur por se pas një sherri që ka pasur në lokal, një person ka shkuar më pas në ambientin e dyqanit të tij dhe e ka sulmuar.

Deri më tani ende nuk ka një komunikatë nga policia, ndërsa burime nga spitali i Gjirokastrës, për “Panorama” kanë thënë se i moshuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

auto_mm11548184062auto_mm215481840634545787454878444545445

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.