E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Opozita në parlament”/ PD i përgjigjet ambasadorit të BE: Ai tha edhe se mbaroi lufta ndaj krimit…
Politikë

“Opozita në parlament”/ PD i përgjigjet ambasadorit të BE: Ai tha edhe se mbaroi lufta ndaj krimit…

Nënkryetari i PD-së Edi Paloka u bëri thirrje qytetarëve ti bashkohen protestave të opozitës.

Pas mbledhjes se grupit parlamentar demokrat, Paloka dha një prononcim për gazetarët, ku u pyet për deklaratat e ambasadorit të BE-së në Tiranë Luigi Soreca, se opozita duhet të shkojë në parlament.

“Ambasadori i BE-së, dy javë më parë deklaroi hapur se lufta ndaj krimit në Shqipëria ka mbaruar. Madhe edhe ajo luftë që kishte filluar në thonjëza me të famshmen ‘Forca e Ligjit’, një ministër paraardhës i Ramës, edhe ajo luftë është ndërprerë. Edhe për këtë pjesë shqiptarët duhet të ngrihen që të mos bëhen viktima të krimit kudo që dalim. Dhe më mirë se sa shqiptarët që kërkojnë të integrohen në Europë, më mirë se sa ne që jemi viktima të këtij regjimi, nuk mund ta kuptojë asnjë tjetër. Ne presim, meqë përmendët integrimin, ose më mirë prisnim, që në qershor të hapeshin negociatat. Ambasadori e tha edhe këtë. Me këtë formë dhe me këtë regjim ku jemi, ashtu si po shkojmë përditë me Edi Ramën kryeministër, as negociata s’do ketë dhe gjërat do shkojë keq e me keq. Për këtë arsye i kemi thirrur qytetarët ti bashkohen opozitës dhe të protestojmë të gjithë bashkë për hallet dhe problemet që kanë”, tha Paloka.

Një ditë më parë, Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, apeloi për kthimin në parlament të opozitës dhe bashkëpunim me mazhorancën. “Opozita dhe mazhoranca duhet të dialogojnë. Dhe këtë duhet ta bëjnë në parlament”, tha Soreca, “kanë marrë mandat nga zgjedhësit për të bërë detyrën në parlament. Ky është institucioni ku shqiptarët duan partitë të debatojnë”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.