Berisha zbulon emrin e gjyqtarit që do drejtojë Gjykatën Kushtetuese: E ka projektuar Rama
Ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë i ftuar sot në një intervistë në emisionin Opinion të gazetarit Blendi Fevziu.
Gjatë intervistës Berisha teksa po fliste për Reformën në Drejtësi, tregoi emrin e gjyqtarit që do të drejtojë Gjykatën Kushtetuese.
Sipas tij do të jetë Ardian Dvorani ai që do të jetë në krye të kësaj gjykate, pasi sipas tij është projektuar nga Rama.
“Dvorani po konservohet dhe së shpejti do jetë në krye të Gjykatës Kushtetuese. Ku kishte 90 milionë lekë të pa justifikuara dhe ato kaluan se Rama e kishte projektuar për në krye të Gjykatës Kushtetuese. A e dini që është në Këshillin e Lartë të Emërimeve, lexoni listën”, u shpreh Berisha në Opinion.
***
Berisha flet për protestat: Ja pse shqiptarët duhet të bashkohen me opozitën kundër qeverisë
Ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë sot i ftuar në një interviste përballë gazetarëve në emision “Opinion” në Tv Klan.

Berisha ka folur në lidhje me protestën e opozitës, duke thënë se populli do ta mbështes për ti hapur rrugë Shqipërisë drejt BE-së.
Pse mendoni gjithë ky popull i zhgënjyer do bëhet bashkë me opozitën?
Do jetë për të hapur dyert në BE, për ti dhënë një goditje dhe për të ndaluar mafiosizimit në çdo qelizë të shteti.
Po nëse protesta do jetë një tubim i sforcuar?
Historia e protestave është e ndryshme, dikur na gjuanit me gurë se ishin të frikësuar. Ose ishin mafia ose pastaj ishin të trembur dhe frika shndërrohej në çdo gjë tjetër.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



