E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tensione në Fakultetin e Drejtësisë, studentët përplasen mes tyre
Lajme

Tensione në Fakultetin e Drejtësisë, studentët përplasen mes tyre

Tensionohet situata në Fakultetin e Drejtësisë mes studentëve të ngujuar që kanë bojkotuar mësimin dhe studentëve që kërkojnë të zhvillojnë mësim.

Paraditen e kësaj të premte dy grupe studentësh kanë tentuar të përplasen fizikisht, ndërkohë që policia private ka njoftuar Policinë e Shtetit.

Rektori i Universitetit Mynyr Koni ka zhvilluar ditën e sotme një takim me studentët që kanë bojkotuar mësimin.

Një prej tyre u shpreh për Abc news se studentët që donin të hapnin barrikadën ishin të nxitur politikisht: “Ishin rreth 3 persona të nxitur politikisht që u munduan të hapnin barrikadën. Ne u munduam të ruanim qetësinë”.

Ditën e enjte studentët e Fakultetit Juridik u mblodhën përpara Rektoratit të Tiranës, ku kërkuan të merren masa për nisjen e procesit mësimor edhe në Fakultetin e tyre. Sipas tyre, auditoret po mbahen të bllokuara nga një grup i vogël që nuk përfaqësojnë shumicën.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.