E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqiptarët konsumojnë më pak duhan
Lajme

Shqiptarët konsumojnë më pak duhan

Rritja herë pas here e çmimit të paketave të cigareve bëri që shumë duhanpirës t’i zëvendësojnë ato me cigare të dredhura. Sipas të dhënave më të reja të INSTAT-it, në 10 vitet e fundit mbi 7% e shqiptarëve kanë hequr dorë nga duhanpirja. Shtrëngimi i masave kundër duhanipirjes, kryesisht duke mos lejuar konsumin në ambientet e mbyllura, rritja e nivelit të taksimit dhe akcizës çuan në këto rezultate.

Sipas Ministrisë së Financave, nga 2010 deri në 2017, importi i cigareve është ulur me 31%, pra shumë më ndjeshëm se numri i duhanpirësve.

Meshkujt e konsumojnë më shumë duhanin se femrat. Ndërkohë, sipas mjekëve, duhanpirja është një nga burimet më të mëdha të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë së parakohshme.

Kanceri i mushkërive është shkaku kryesor i vdekjes që vjen nga duhanpirja Top Channel

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.