E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbardhet letra/ Rama informon përfaqësitë diplomatike për Cakajn, “de facto” ministër i Jashtëm
Politikë

Zbardhet letra/ Rama informon përfaqësitë diplomatike për Cakajn, “de facto” ministër i Jashtëm

Ministria Për Evropën dhe Punët e Jashtme ka informuar selitë diplomatike në vendin tonë për drejtimin e MEPJ nga Gent Cakaj.

 

Në një shkresë që ministria i dërgon selive diplomatike thuhet se, “prej datës 23 janar, Kryeministri dhe Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Edi Rama, i delegon zyrtarisht zoti Gent Cakaj kompetencat e plota të Ministrit, për dhjetimin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe për përfaqësimin e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme brenda dhe jashtë Republikës së Shqipërisë”.

Genti Cakaj u propozua nga kryeministri Edi Rama për të drejtuar Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, por u refuzua si kandidaturë nga Presidenti Ilir Meta.

Gjatë kësaj kohe, Gent Cakaj ka qenë në detyrën e zëvendësministrit në MEPJ, ndërkohë që më 23 Janar ka marrë drejtimin e këtij institucioni, pasi shefi i qeverisë i dekretuar edhe si Ministër i Jashtëm, i delegoi kompetencat si kryediplomat.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.