E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksident i rëndë në aksin Cërrik – Gramsh, 2 persona dërgohen me urgjencë në Tiranë
Lajme

Aksident i rëndë në aksin Cërrik – Gramsh, 2 persona dërgohen me urgjencë në Tiranë

Një aksident ka ndodhur në Drizë të Gramshit.

Një fuoristradë është përplasur me një zetor dhe me një motor.

Mitsubishi me targë AA883GJ është përplasur me mjetin tip zetor, e me një motorçikletë, dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur katwr persona.

Dy  nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë për jetën dhe janë transportuar menjëherë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

“Si pasojë e aksidentit janë aksidentuar drejtuesi i mjetit dhe i motoçikletës,  si dhe dy pasagjeret që ndodheshin në mjet, të cilët janë transportuar në Spitalin e Gramshit, jashtë rrezikut për jetën”, sqaron policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjare dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.