I propozoi publikisht vajzës që e njohu nga Instagrami por Arditi zhgënjehet nga reagimi i Loredanës
Këtë mbrëmje në emisionin e Arbana Osmanit ishte edhe një i ri nga Elbasani.
Arditi kishte sjellë në studion e emisionit “Dua të të bëj të lumtur”, një vajzë nga Korça të cilën e kishte njohur nga Instagrami. Sipas asaj që rrëfeu në studio, Arditit i kishin bërë përshtypje fotot e vajzës, që quhet Loredana, dhe për këtë arsye i shkroi.
Të rinjtë folën për ca kohë dhe më pas e kishin ndërprerë komunikimin pasi vajza i kishte thënë se llogarinë e saj në Instagram e menaxhonte dikush tjetër. Kështu, Arditi e solli Loredanën në studio që t’i propozonte “live”.
Por, vajza mbeti e habitur kur e pa në anën tjetër të ekranit dhe u shpreh se nuk e njihte. Pasi ai u prezantua, ajo e sqaroi atë dhe moderatoren, se ata të dy e kanë ndërpreë komunikimin. Ajo sqaroi gjithashtu se në jetën e saj ishte dikush tjetër.
I mërzitur nga reagimi i Loredanës, Arditi u shpreh se ajo po gënjente po të dalë nga situata.
Gjithsesi, mesa u tha në studio, Loredana nuk ishte vajza e vetme që ai kishte “fiksim”, sepse u fliste dhe shumë vajzave të tjera.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



