E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazmend Oketa : U riktheva ne PD sepse…
Politikë

Gazmend Oketa : U riktheva ne PD sepse…

Një nga personalitetet që u zgjodh në Këshillin Kombëtar në Partinë Demokratike, Gazmend Oketa ka treguar se pse disa vite pasi u largua, vendosi të rikthehej në selinë blu.

Në një intervistë për ‘Gazeta Shqiptare’ Oketa ka rrëfyer edhe arsyet e rikthimit të tij në PD.

‘U riktheva në PD për shkak të zhvillimeve politike. Lëvizja e studentëve dhe protesta më ktheu besimin se mund të ndryshojë situata’,- është shprehur ish-ministri i Mbrojtjes.

Më tej, ai është pyetur edhe për atë që përflitet më shumë se ky i fundit është një ndër kandidatët seriozë të PD, për bashkinë e Durrësit në zgjedhjet e 30 qershorit.

‘Unë jam në PD për më shumë se kaq. Unë jam në politikë për të kontribuar me aq sa mundem për ndërtimin e një sistemi politik vërtet demokratik.

Nëse arrijmë të ndërtojmë një sistem të tillë ju siguroj se gjithçka do të ishte më e lehtë për secilin prej nesh pavarësisht bindjeve. Nëse do ndërtojmë një sistem të tillë Shqipëria do të ishte vërtet foleja e shqiptarëve. Unë nuk e shoh politikën thjesht çështje emri apo emrash.

Ajo duhet të jetë e bazuar në një sistem vlerash, parimesh, idesh dhe progresesh’, përfundoi Oketa, duke lënë kështu të hapur mundësinë e kandidimit për të marrë drejtimin e Durrësit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.