“O Ademi me miliona, kërkojmë të drejtat tona”, studentët e ngujuar i bëjnë thirrje rektorit
Studentët e Universitetit të Shkodrës kanë vijuar rezistencën e tyre duke u ngujuar në universitet e duke bojkotuar procesin mësimor. Kjo situatë do të vazhdojë derisa kryeministri Rama të plotësojë kërkesat që studentët kanë kërkuar për më shumë se dy muaj.
Ditën e sotme studentët kanë vendosur që ti drejtojnë disa “meme”, rektorit të universitetit Adem Bekteshit. Ky i fundit vendosi që të fikë kaldajat që shërbejnë për ngrohje pranë ambienteve ku po zhvillohej ngujimi i studentëve.
Studentët e ngujuar i bëjnë thirrje rektorit që dëshirën e mirë për bashkëpunim ta konkretizojë duke hequr dorë nga këto metoda.
Kujtojmë se studentët e Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër vijojnë ngujimin e tyre prej 7 ditësh në ambjentet ku studiojnë, duke kërkuar kështu plotësimin e kërkesave të tyre që i janë adresuar ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrit Rama.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



