E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PD: Kërkohet anulimi i ligjit të arsimit të lartë
Politikë

PD: Kërkohet anulimi i ligjit të arsimit të lartë

Arsimi duket se ka qenë kryefjala e mbledhjes së fundit të grupit të PD. Janë  bërë publike porositë e kryetarit të PD Lulzim Basha.

Duket se demokratët kanë vendosur të marrin pjesërisht pjesë në punimet e Kuvendit. Po kështu mësohet se PD do të shkojë në komisionin e medias dhe do të kërkojë anulimin e ligjit të arsimit të lartë.

Kreu i PD, Basha ka deklaruar në mbledhje se ligjvënësit demokratë do të shkojnë aty ku kalendari parashikon çështje të ndjeshme për qytetarët. Ai ka kërkuar angazhimin me të gjitha kapacitetet për arsimin.

“Aty ku ka kalendar me çështje sensitive për qytetarët do shkojmë. Arsimi në Shqipëri është në kolaps total. Duhet të angazhojmë gjithë kapacitetet tona për arsimin. Duhet të jemi të qartë. Qëndrimi ynë eshte anulimi i ligjit të arsimit të lartë. Për platformën e arsimit të lartë të angazhohen, ish-ministra arsimi, deputetë aktuale, pedagogë. Duhet të jemi të angazhuar totalisht për zinxhirin arsimor”, mësohet se ka deklaruar kreu i PD.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.