E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Marrëveshja BE-Shqipëri për kontrollin e kufirit, reagon Salianji: Paralajmërim për rikthimin e vizave
Politikë

Marrëveshja BE-Shqipëri për kontrollin e kufirit, reagon Salianji: Paralajmërim për rikthimin e vizave

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji e ka quajtur marrëveshjen mes BE dhe Shqipërisë për kontrollin e kufirit, të diskutuar sot në Komisionin e Sigurisë, një “paralajmërim për institucionet shqiptare dhe fatkeqësisht një paralajmërim për rikthimin e vizave”.

Reagimi i demokratit Salianji vjen pas mbledhjes se Komisionit Parlamentar te Sigurisë, lidhur me marreveshjen e diskutuar. Sipas tij, “BE merr praktikisht në kontroll edhe kontrollin e personave”.

Salianji thekson se “Marrëveshja çertifikon qendrimet e opozitës dhe mediave për humbjen e kontrollit të qeverisë në territor, për kontrollin e territorrit dhe kufijve nga krimi”.

marr

marrveshja

Postimi i Salianjit 

Komisioni i Sigurisë diskutoi marrëveshjen ndërmjet BE dhe Republikës së Shqipërisë për kontrollin e kufirit!

1.Qeveria tashmë edhe zyrtarisht provohet si e paaftë dhe e pabesueshme për partnerët. Qindra tonelata me drogë dhe përdorimi i Shqipërisë si vendi kryesor për tranzitin e kokainës dhe heroinës detyron BE të sjellë agjensi policore të BE për të kontrolluar kufirin.

2. Shqipëria është vendi i parë dhe i vetëm në Rajon që detyrohet me shpejtësi për marreveshjen. Lajmi i keq që Shqipëria i ka institucionet e saj të pabesueshme per partnerët dhe kjo marreveshje konfirmon qe kufijte i menaxhon krimi dhe jo policia, lajmi i mirë është që BE po sjell trupa të specializuar për kontrollin e kufirit.

3. Marrëveshja është paralajmërim për institucionet shqiptare dhe fatkeqësisht është paralajmërim për rikthimin e vizave.
BE merr praktikisht në kontroll edhe kontrollin e personave!

Marrëveshja çertifikon qendrimet e opozitës dhe mediave për humbjen e kontrollit të qeverisë në territor, për kontrollin e territorrit dhe kufijve nga krimi.

Marrëveshja është kërkuar nga BE si rast urgjence.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.