E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vetting-u i Donika Prelës, çfarë vendosi KPK për kreun e Krimeve të Rënda
Lajme

Vetting-u i Donika Prelës, çfarë vendosi KPK për kreun e Krimeve të Rënda

KPK ka shtyrë datën për marrjen e vendimit për Donika Prelën.

Data e vendimit ishte përcaktuar në datën 29 janar por u shty për në datën 5 shkurt.

“Për shkaqe të arsyeshme, seanca e shpalljes së vendimit për subjektin e rivlerësimit, Znj. Donika Prela, me detyrë drejtuese e Prokurorisë së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, përcaktuar në datë 29.01.2019, ora 10:00, do të shtyhet për në datë 05.02.2019, ora 9:00,”- njoftoi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Seanca e datës 5 shkurt do të mbahet në të njëjtën sallë në Pallatin e Kongreseve, në Tiranë.

Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda doli në datën 22 janar në sitën e vettingut.

Relatorja Valbona Sanxhaktari konstatoi probleme me deklarimin e pasurisë. Shkelje u vërejtën në blerjen e një apartamenti në Durrës dhe të një sipërfaqe toke në kryeqytet.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/vetting-u-i-donika-preles-cfare-vendosi-kpk-per-kreun-e-krimeve-te-renda-620822/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.