E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Alarmi nga fruthi në Shqipëri, brenda 72 orësh duhet të bëni vaksinën
Lajme

Alarmi nga fruthi në Shqipëri, brenda 72 orësh duhet të bëni vaksinën

Në këto ditë të ftohta të dimrit virusi i gripit ka qenë prezent në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se për të parandaluar infeksionin vaksina e fruthit mund të merret brenda 72 orëve.

Fruthi është një infeksion viral i sistemit respirator, një sëmundje shumë ngjitëse që përhapet nga kontakti me pështymën e infektuar.

“Një person i infektuar mund të përhapë viruset në ajër nëpërmjet kollës apo teshtimave.

“Virusi i fruthit mund të jetojë në sipërfaqe për disa orë, kështu që mund të futet në rrugët e frymëmarrjes nëpërmjet ajrit, duke infektuar dhe persona të tjerë.

Kontaktoni menjëherë mjekun tuaj nëse dyshoni të keni disa shenja të fruthit, apo nëse nuk jeni të vaksinuar ndaj fruthit dhe keni rënë në kontakt me një person të sëmurë. Në këtë rast ju duhet të bëni vaksinën e fruthit brenda 72 orëve, për të parandaluar infeksionin.

Këshillohuni me mjekun tuaj”, njofton ministria

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.