E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Anëtari i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit Lulzim Hamitaj  thirret në prokurori
Lajme

Anëtari i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit Lulzim Hamitaj thirret në prokurori

Lulzim Hamitaj është vënë nën hetim nga prokuroria pas denoncimit të opozitës se ka falsifikuar dokumente e paraqitura.

Për këtë arsye, Prokuroria ka thirrur sot Hamitajn që të paraqitet në lidhje me akuzat ndaj tij.

Në muajin gusht, PD kërkoi shkarkimin e anëtarit të komisionit të pavarur te kualifikimit, Lulzim Hamitaj.

Dy juristet e PD, Enkelejd Alibeaj dhe Gazmend Bardhi publikuan dokumente që sipas tyre faktojnë se Hamitaj ka mashtruar parlamentin për tu zgjedhur në këtë post duke falsifikuar diplomën e gjuhës angleze.

‘Partia Demokratike i kërkon publikisht Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Operacionit Ndërkombëtar të Mo nitorimit të fillojnë procedurat disiplinore për shkarkimin e tij të menjëhershëm nga detyra për: A. Mosplotësimin prej tij te kushteve dhe kërkesave Kushtetuese dhe Ligjore per te qene Gjyqtar/Komisioner ne organit kushtetues te Vettingut KPK

B. Përdorimin prej tij te Çertifikatës se falsifikuar përsa i përket mbrojtjes se gjuhës se huaj’, thuhej në deklaratën e PD.

Pas këtij denoncimi nisi edhe hetimi ndaj Lulzim Hamitajt.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.