E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/Viktima  33-vjeçari Bardhyl Tusha humbi jetën në  burgun grek
Lajme

FOTO/Viktima 33-vjeçari Bardhyl Tusha humbi jetën në burgun grek

Trupi i shqiptarit që u gjet i vdekur në burgun e sigurisë së lartë në Koridhalo të Greqisë do të prehet në Atdhe.

Viktima është 33-vjeçari Bardhyl Tusha, i dënuar për trafik të lëndëve narkotike do të varroset sot në fshatin Shelegar të Sarandës.

Ndonëse ai iu nënshtrua ekspertizës mjeko-ligjore, shkaqet e sakta të vdekjes nuk janë bërë ende publike.

Madje as vetë familjarët nuk kanë dashur të komentojnë ngjarjen.

Më herët mjekët e burgut grek, deklaruan se në trupin e shqiptarit nuk janë vërejtur shenja dhune dhe se dyshohet se dyshohet se vdekja mund t’i ketë ardhur nga abuzimi me drogën.

33-vjeçari është bërë personi i tretë që humb jetë në javë e fundit në këtë burg, ndërsa shënon shqiptarit e katërt që humb jetën në burgjet e Greqisë në pak kohë.

Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.