E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
USA/Çikago termometri shënoi -30 gradë celsius, kurse Dakotën e Veriut -37 gradë celsius
Bota

USA/Çikago termometri shënoi -30 gradë celsius, kurse Dakotën e Veriut -37 gradë celsius

Shtetet e Bashkuara të Amerikës këto ditë janë përfshirë nga i ftohti polar. Deri më tani raportohet se të paktën 6 persona kanë humbur jetën, si pasojë e temperaturave të ulta.

Mësohet se i ftohti polar do të prekë 250 milionë amerikanë, shumë prej të cilëve do të përjetojnë temperatura ekstreme nën zero.

Në Çikago termometri shënoi -30 gradë celsius, kurse Dakotën e Veriut -37 gradë celsius.

Gjendja e emergjencës është shpallur në Uinskonsin, Miçigan, Illinois, Alabama dhe Misisipi.

Gjithashtu qindra shkolla janë mbyllur dhe me mijëra fluturime janë pezulluar.

Ndërsa meteorologët amerikanë thonë se kjo vorbull polare që ka përfshirë vendin do të hyjë në histori.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.