E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasja e ish-policit Bilali në Tiranë, familja Xhabafti mohon përfshirjen
Lajme

Vrasja e ish-policit Bilali në Tiranë, familja Xhabafti mohon përfshirjen

Policia mori ditën e djeshme në pyetje katër anëtarë të familjes Xhabafti në lidhje me vrasjen e Arben Bilalit.

Burime për Report Tv nga grupi hetimor pohuan se pjesëtarët e familjes Xhabafti kanë mohuar që të kenë lidhje me ngjarjen. ‘Nuk kemi lidhje, nuk e kemi porositur ne.

I kemi mbyllur konfliktet’ mësohet se kanë deklaruar ndër të tjera anëtarët e familjes Xhabafti para grupit hetimor që po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Arben Bilali ka pasur konflikte në të kaluarën me familjen Xhabafti në Tiranë, përplasje të cilat datojnë që nga 1994-1997 dhe janë mbartur përgjatë disa viteve, duke prodhuar edhe viktima. Atentatet ndaj familjes Bilali datojnë që në 1997 ku u vra Bujar Bilali në Tiranë.

Në maj të vitit 2010, tentohet të vritet Arben Bilali. Ndërsa disa muaj më pas ekzekutohet vëllai i tij Leonard Bilali i sapo kthyer nga Italia. 9 vite më vonë, krimi godet sërish familjen Bilali duke ekzekutuar në atentat pranë banesës, Arben Bilalin, ish-oficer policie.

Ish-polici Arben Bilali u ndoq për më shumë se 10 minuta nga atentatorët para se të vritej para shtëpisë së tij në Selitë.

Burime nga Policia e Tiranës thane se Arben Bilali bashkë me një shokun e tij kanë qenë në zonën e shkollës ‘Vasil Shanto’ me një makinë Golf 4. Pikërisht në këtë vend kamerat e sigurisë kanë filmuar një makinë Mercedez Benz që po ndiqte Arben Bilalin.

Kjo makinë me targa të falsifikuara, që i përkasin një ‘FIAT’-i  në Vlorë, që pronari ka bërë denoncim se ja kanë vjedhur në gusht të 2017, nuk është pikasur nga ish-polici për shkak se ai ishte në vendin e pasagjerit. Që nga Shkolla Vasil Shanto deri tek banesa në Selitë, autorët kanë qëndruar pas makinës Golf dhe sapo ka dalë Arben Bilali e kanë qëlluar me breshëri automatiku me silenciator.

Më shumë se 15 herë është qëlluar në drejtim të ish-polici, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Deri tani nuk ka asnjë të arrestuar për vrasjen.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/vrasja-e-ish-policit-bilali-ne-tirane-familja-xhabafti-mohon-perfshirjen-622003/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.