E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tragjedia/Tre të rinj janë mbytur sot në plazhin e Zvërnecit
Lajme

Tragjedia/Tre të rinj janë mbytur sot në plazhin e Zvërnecit

PUBLIK.live/E shtune, 15 Korrik 2017

Tre të rinj janë mbytur sot në plazhin e Zvërnecit pranë Portonovës në Vlorë, duke e çuar në 4 numrin e të mbyturve ditën e sotme në qytetin jugor. Të gjithë viktimat të rinj.
Kanë qenë 4 të rinj në plazh. Ndërsa dy motra kanë hyrë në ujë të lahen, rrymat e forta dhe dallgët i kanë rrëmbyer me vete. Motra tjetër e tyre ka shkuar për t’i ndihmuar dhe ka thirrur edhe të riun nga Maqedonia për t’i ardhur në ndihmë.

Të katërt të rinjtë kanë luftuar për t’i shpëtuar detit të trazuar por 3 prej tyre nuk kanë mundur të dalin të gjallë në breg.
E vetmja e mbijetuar është vajza që i ka kërkuar ndihmë të riut.

Ajo ka njoftuar dhe policinë. Ndërsa nga ato pak fjalë që ka arritur të komunikojë me efektivët në kushtet e një tronditje të thellë, vajza ka pohuar se i ka thënë të riut nga Maqedonia të shpëtonte motrat e saj.

Identitetet e viktimave ende nuk janë bërë të ditur nga policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.