Flasin komshinjtë për 13-vjeçaren që e përdhunuan: Ishte një nxënëse e shkëlqyer, jemi të shokuar
Ngjarja e rëndë, ku një 13-vjeçare në Kavajë është abuzuar nga shtatë të mitur, ka detyruar prindërit e fëmijëve të tjerë të marrin masa.
Ata kanë vendosur të mos i lënë fëmijët vetëm në shkollë. Prindërit janë shprehur se nuk e njihnin si rast, derisa u publikua në media.
Ndër të tjera ata kanë shtuar se shkolla nuk ka faj, pasi ngjarja ka ndodhur jashtë ambienteve.
Ata thanë:
Jemi të shokuar nga ngjarja. Fëmijët nuk na kanë treguar çfarë ka ndodhur. Rastin e mësuam kur u bë publik. Nuk duhet të hidhet baltë mbi shkollën. Nuk ka faj shkolla. Ngjarja ka ndodhur jashtë.
Ndërkohë nxënësit e tjerë u kanë thënë prindërve se vajza e abuzuar nuk ka shfaqur shenja të çuditshme. Pavarësisht ngjarjes, në shkollën 9-vjeçare “Rilindja”, mësimi ka vijuar normalisht, me masa të shtuara sigurie.
Banesa e vajzës ishte pranë shkollës, ndërsa banorët në lagjen ku jetonte e mitura, janë shprehur se ajo ishte një nxënëse e shkëlqyer, raporton BW.
Babai i 13-vjeçares punonte shofer në bashki, por kishte emigruar në Itali, ndërsa e mitura jetonte me 2 motrat, gjyshërit dhe të ëmën.
Menjëherë pas ngjarjes së rëndë, babai i 13-vjeçares është kthyer nga Italia.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



