E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vettingu i Donika Prelës, Manjani: Turp, po i jepet dërrma drejtësisë dhe reformës
Lajme

Vettingu i Donika Prelës, Manjani: Turp, po i jepet dërrma drejtësisë dhe reformës

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar me një shenim në faqen e tij në fecbook, konfirmimin në detyrë të drejtueses së Prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela. Ajo e kaloi sot vettingun edhe pse ndaj saj kishte shumë akuza si nga faktori i brendshëm ashtu edhe nga përfaqësursit e huaj të monitorimit të procesit të vettingut.

Në fakt, Manjani ka fituar një bast të vendosur më 22 janar për të cilin thotë se nuk do donte ta kishte fituar. Ai e cilëson të turpshme konfirmimin e Prelës dhe shton se shumë të tjerë u ndëshkuan dhe pse kishin më pak probleme se ajo.

Ja postimi i plotë i Manjanit

Do desha ta kisha humbur këtë bast, por nuk qe e thënë!

Vettingu, që është i drejtë si drapri, nuk të fal!

Shumë prej atyre që u ndëshkuan nuk kishin thuajse fare probleme krahasuar me zonjën Prela.

Vijon ti jepet dërrma drejtësisë dhe reformës!

Turp!

Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.