E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“As flokët nuk i krihte se ishte xheloz i shoqi” Fqinjët flasin për vrasjen në familjen shqiptare
Lajme

“As flokët nuk i krihte se ishte xheloz i shoqi” Fqinjët flasin për vrasjen në familjen shqiptare

Ngjarja e rëndë që ndodhi këtë të mërkurë në Vlorë ka qenë e paralajmëruar.

57 vjeçari Teodor Lera pak kohë më parë i kishte çarë kokën të shoqes 45 vjeçare Eva Lera, bashkëshortes që sot i mori jetën duke e mbytur me duart e tij.

Fqinjët e familjes që jetonte në katin e parë të një banese fare pranë komisariatit të Vlorës, kanë folur për median, duke treguar se 57 vjeçari ishte i papunë dhe shumë xheloz për gruan e tij, aqsa nuk e linte të dilte nga shtëpia. Njëra ndër fqinjët e familjes Lera u shpreh se gruaja e ndjerë punonte pranë banesës në një dyqan ku shiste rroba të përdorura.

“Ai ishte shumë xheloz. Ai nuk punonte, vetëm kjo punonte, shiste rroba. Ai ishte shume xheloz. Ajo nuk dilte nga shtëpia, as flokët nuk i krihte sepse ishte ai xheloz. Vetëm në punë e brenda”-tha fqinja.

Familja Lera ishte e përbërë prej 5 anëtarësh. Burrë e grua kishin tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë. Vajza e madhe dhe djali punonin jashtë shtetit ndërsa e vogla ndodhej me studime në Tiranë.

Këtë të mërkurë, për arsye ende të pazbardhura, Teodor Lera ka mbytur për vdekje gruan dhe më pas në gjendje të rënduar psikologjike ka prerë damarët e tij me thikë. 57 vjeçari ndodhet në spitalin e Vlorës në gjendje të rënduar shëndetësore.

Policia ka ana e saj ka bërë të ditura këto informacione mbi ngjarjen:

Informacion paraprak

Sot rreth orës 12:10, në lagjen “Kushtrimi”, në katin e parë të një pallati është gjetur e pa jetë një shtetase 45 vjeçe.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ajo mund të jetë vrarë nga bashkëshorti. 57-vjeçari më pas, dyshohet se ka prerë damarët. Ai po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.