Lasgushin” na e mori Turqia, Balluku përgjegjësi të dyfishtë për mega dështimin e “Air Albania”
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku, ka nisur operacionin fshesa, për të gjithë drejtorët me të cilët punoi paraardhësi i saj, Damian Gjiknuri.
Pavarësisht iniciativës së saj, duhet përmendur se Balluku është përgjegjëse për dështmin e madh të “Air Albania”. Sot kompania nuk funksionon më, ndërsa avioni i dhuruar nga “Turkish Airlines” i është kthyer mbrapsh Turqisë.

Balluku ishte një ndër personat që mbajti fjalim në inaugurimin e avionit, nën “petkun” e Drejtoreshës së Albcontrol. Ajo hodhi poshtë të gjithë akuzat e opozitës, ndërsa deklaroi se vetëm lyerja e “Lasgushit”, kushtonte 150 mijë euro. Asokohe ajo u pagëzua edhe me epitetin “shtriga kuq e zi e aviacionit”.
“Lasgushi bëri 4 fluturime, një ditën e inaugurimit dhe më pas me studentët e ekselencës, pensionistët dhe gazetarët. Këto udhëtime i kushtuan buxhetit të shtetit 60 mijë euro. Me marrjen e postit të ri, përgjegjësia e Ballukut tashmë është e dyfishtë, pasi “Albcontrol” është në varësi të ministrisë që ajo drejton.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



