E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shoqata e ish të përndjekurve politik reagon ndaj drejtuesve të Reformës në Drejtësi
Politikë

Shoqata e ish të përndjekurve politik reagon ndaj drejtuesve të Reformës në Drejtësi

Shoqata e ish të përndjekurve politik të Shqipërisë ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit për sa i përket vetingut.

Shoqata shpreh shqetësimin për gjyqtarët dhe prokurorët të cilët do drejtojnë Reformën në Drejtësi.

Shikonmi reagimin e plotë:

Kujtese – Demokracia ne Shqiperi jo e sinqerte. Drejtuar: Operacioni Nderkombetar i Monitorimit – Tirane

Per dijeni: Z.Ilir Meta – President i Republikes se Shqiperise Z.Gramoz Ruçi -Kryetar i Kuvendit se Republikes se Shqiperise Z. Edi Rama – Kryetar i Keshillit te Ministrave se Republikes se Shqiperise Z Lulzim Basha – Kryetar i P.D.SH. Mr. Luigi Soreca – Kryetar i Delegacionit te B.E. Tirane Perfaqesuesit te Ambasades se SH.B.A. Tirane Te nderuar Drejtues te O.N.M.

Tirane Shoqata e ish te perndjekurve politike te Shqiperise me qender ne Shkoder e shqetesuar per zhvillimet e koheve te fundit ne fushen e aplikimiit te vetingut ne Shqiperi ju drejtohet si me poshte: Me keqardhje kemi konstatuar se ne vleresimin e gjyqtareve dhe te prokuroreve gjate aplikimit te vetingut si dhe per perzgjedhjen e tyre ne institucionin e SPAK ( rasti Bujar Sheshi ) nuk vleresohet punesimi i tyre ne organet e diktatures ( Sigurimi i shtetit, hetusi, prokurori, gjykate ) gjate viteve te diktatures komuniste.

Deshirojme te ju rikujtojme se ato persona qe sherbyen ne organet e mesiperme (te cilat ne fakt ishin organet e ushtrimit te dhunes me te cilat diktatura komuniste persekutonte popullin shqiptar) jane direkt te lidhur me krimin e diktatures dhe per kete mbajne pergjegjesi morale dhe ligjore.

Ju bejme me dije se shqetesimi i jone nuk eshte per hakmarrje, por per kujtese me qellim konsolidimin sa me te mire te demokracise ne Shqiperi. Ato persona qe sherbyen ne organet e dhunes ” ja paten shitur shpirtin se keqes “, me deshire apo pa deshire ato i shkelen me kembe normat morale me te cilat funksionojne sot demokracite.

Ne nuk kemi besim ne ndershmenine e tyre, ju nuk duhet te keni besim ne ndershmenine e tyre, atehere pra si mund ta konsolidojme demokracine ne Shqiperi ?. Si mund te luftojme korrupsionin qe po i merr frymen popullit shqiptar?.

A mund te jete i konsoliduar dhe i besueshem procesi demokratik ne organet e gjyqesorit , te prokurorise, SPAK etj. te drejtuar nga keto persona qe nuk kane deshmuar ndershmeri ne jeten e tyre, por perkundrazi kane kryer krime kunder shqiptareve te pafajshem ne emer te nji ideologjije anti humane ?

Lutemi te na mirekuptoni dhe te merrni ne konsiderate shqetesimin tone te ligjshem dhe me moral konstruktiv pro demokracise ne Shqiperi

Respekt Zenel Drangu Kryetari.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.