E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shokon ish punonjësja e Micheal Jackson me deklaratën e saj për yllin e popit
Showbiz

Shokon ish punonjësja e Micheal Jackson me deklaratën e saj për yllin e popit

Adrian McManus ish kryeshërbëtorja e Micheal Jackson ka tronditur me deklaratat e saja të fundit në një intervistë për Daily Mail pas 4 viteve nga largimi i saj nga puna.

Ajo ka deklaruar si fillim që Micheal Jackson ishte një pedofil grabitqarë që abuzonte me dhjetra fëmijë i filmonte dhe i mbante kasetat në biblotekën e tij të fshehtë.

‘Nuk kam arritur të flas më parë se janë kërcënuar nga trupërojet e tij me rrëmbim dhe më pas zhdukje të trupit gjithashtu unë nuk e pyeta kurrë, sepse ai ishte shefi im dhe duhej të bëja vetëm atë për të cilën paguhesha’ u shpreh gruaja.

Më tej, ajo tregon se shtëpia e mbretit të POP-it ishte e mbushur gjithandej me vazelinë.

Ajo thotë se gjente kudo vazelinë, në banjë, pothuajse në çdo sirtar të mundshëm dhe madje edhe në katin e dytë të shtëpisë.

Rrëfimi tronditës vazhdon edhe më tej, ku ish-kryeshërbërtorja thotë se ka parë dhjetëra djem të rinj që vizitonin shtëpinë e Jackson.

Përgjatë viteve që ka punuar aty 56 -vjeçarja tregon më tej se shpesh herë gjente rrobat e këngëtarit në xhakuzi së bashku me të brendshme fëmijësh.

“Gjatë fundjavës kisha shumë punë, pasi Michael ftonte shumë djem për mbrëmje dhe të nesërmen ishte pothuajse e gjithë shtëpia rrëmujë. Shikoja fëmijë që ende vërdalliseshin pa rroba nëpër shtëpi dhe nuk e kuptoja përse”. Jackson ndërroi jetë në vitin 2009 si pasojë e një arresti kardiak.

Vajza e Adrian pretendon se ka parë gjëra të çuditshme që ndodhin në shtëpinë e Michael Jacksonit.

‘Vajza ima e ka parë  këngëtarin të masturbohej mbi libra dhe një herë tjetër ai i kishte kërkuar asaj që të mblidhte foto të foshnjave të zhveshura dhe t’i vendoste në dhomën e tij për zbukurim”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.