“Sqimatar dhe ironik”, Rama shkruan për Kiço Blushin: Do më kujtohet gjithnjë…
“Ndër ata personazhe të jetës artistike, letrare e shoqërore po ashtu, që dinë të qëndrojnë drejt edhe kur fryjnë erëra të forta përballë”.

Keshtu shkruan sot kryeministri Rama, nder te tjera, ne kujtim te shkrimtarit, publicistit dhe skenaristit Kiço Blushi, ndare nga jeta mbremjen e se premtes.
Postimi i Ramës
IN MEMORIAM
Kiço Blushi ishte një ndër ata personazhe të jetës artistike, letrare e shoqërore po ashtu, që dinë të qëndrojnë drejt edhe kur fryjnë erëra të forta përballë, po edhe kur erërat që të çojnë artificialisht përpara të kërrusin sidoqoftë.
Sqimatar dhe ironik, Kiçua do të më kujtohet gjithnjë me atë gjysmëqeshjen e tij kur hapnim një temë dhe thikën e mprehtë të gjykimeve pa gajle, për këdo e gjithkënd.
I paharruar qoftë kujtimi yt i dashur mik!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



