E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjyqi me Shkëlzen Berishën, Balla thirrje prokurorisë: Mos përdor makinacione për…
Politikë

Gjyqi me Shkëlzen Berishën, Balla thirrje prokurorisë: Mos përdor makinacione për…

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, deputeti Taulant Balla, pas përballjes me Shkëlzen Berishën në seancën e sotme gjyqësore, i ka bërë thirrje Prokurorisë së Tiranës që mos përdorë makinacione për të pushuar çështjen në ngarkim të tij, Sali Berishës dhe Ndue Kalaj për privatizimin e OSSH.

Në një prononcim për mediat, Balla ka thënë se për këtë cështje ka tashmë një kallëzim penal.

“Unë i qëndroj akuzës së bërë, se qytetarët shqiptarë kanë humbur 419 mln euro nga privatizimi i OSSHE te CEZ. Dua ta përdor këtë moment për ti bërë një thirrje prokurorisë që të vijojë hetimet dhe me shpresën e gjithë shqiptarëve që SPAK ngrihet së shpejti le të jetë kjo një prej dosjeve që t’i vihet në dispozicion SPAK”- tha ai.

Seanca

Në Gjykatën e Tiranës u zhvillua seanca e radhës për shqyrtimin e padisë së ngritur nga Shkëlzen Berisha, ndaj Taulant Ballës, në lidhje me deklarimet e këtij të fundit se Berisha nuk ka paguar taksat. Gjatë ditës së sotme, u bënë parashtrimet e të dyja palëve, ky mbrojtja e Berishës pretendoi se deklarimet e Ballës, janë shpifje dhe me qëllim prishjen e imazhit të tij. Ndërkohë, Balla pretendoi se deklarimet e tij lidhen me dyshimet e krijuara pas hetimit të kryer nga Komisioni hetimor, në cilësinë e drejtuesit të këtij komisioni. Balla vazhdoi me tej, duke thënë se i qëndronte këtyre deklarimeve. Gjatë seancës pati edhe akuza politike mes njëri-tjetrit. Berisha u shpreh për Ballën, se kishte standard të ulët moral, ndërsa i kujtoi akuzat për udhëtime me trafikant droge.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.