50 vjetori i Jennifer Lopez, ylli zbulon festën e çmendur që do bëjë
Këngëtarja e njohur Jennifer Lopez ka suprizuar fansat duke treguar se për 50-vjetorin e lindjes do realizojë një festë të madhe.
Këngëtarja e disa hiteve muzikore do të mbajë një turne në verë që do titullohet “It’s My Party Tour”. Ditëlindja e yllit të popit është me 24 korrik, prandaj turneu do të mbahet gjatë muajve qershor dhe korrik në ShBA.
Në intervistën për Ellen Show, ajo tha: “Këtë verë do të jem duke festuar. Ditëlindjen e kam në Korrik kështu që këtë vit vendosa të bëj diçka të madhe për ditëlindje, meqë është edhe ditëlindje e madhe. Do të jem në një turne në ShBA. Do të quhet “It’s My Party”.
Ajo shprehet shumë entuziaste për këtë festë. Madje ajo duket në formë shumë të mirë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



