KAPET SASI E MADHE DROGE NË KAPSHTICË, E FSHEHUR NË KRUNDE
Një sasi e madhe droge është kapur nga policia pak më parë në doganën e Kapshticës.
Sipas informacioneve të para, sasia e drogës nuk qartësohet ende, ndërkohë që raportohet se ishte e ngarkuar në dy kamionë që udhëtonin drejt Greqisë.
Dy kamionët ishin të ngarkuar me krunde, kurse droga ishte e fshehur mes tyre.
Sakaq, policia ka bërë arrestimin në flagrancë të dy shoferëve të kamionëve.
NJOFTIMI I PLOTË
Policia Kufitare në bashkëpunim me Autoritetet Doganore, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, godasin një tentativë të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Gjatë kontrollit të detajuar në vijë të dytë duke përdorur qen antidrogë dhe më pas edhe gjatë skanimit, Policia Kufitare dhe Dogana kanë konstatuar në dy kamione lëndë narkotike.
Po vijon kontrolli i imtësishëm i dy mjeteve. Për arsye hetimore, nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



