E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pak orë para protestës, Kryemadhi takim në zyrën e Bashës
Politikë

Pak orë para protestës, Kryemadhi takim në zyrën e Bashës

Ditën e nesër do të zhvillohet protesta e shumë përfolur e opozitë, e kur kanë mbetër vetëm pakë orë përpara saj, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Kryemadhi është parë të futet tek selia e PD-së, e shoqëruar nga kreu i grupit parlamentar të kësaj partie, Petrit Vasili, ndërsa nuk ka ende detaja mbi atë çfarë do të flitet.

Protesta do të zhvillohet ditën e nesërme, ndërsa gjatë ditës së sotme policia njoftoi edhe rrugët që do të bllokohen. Ajo bëri të ditur gjithashtu edhe se në protestë do të jenë edhe njerëz me precedentë penalë, të cilët mund ta çojnë protestën drejt dhunës. Pas kësaj, PD doli në një njoftim duke siguruar se nuk do të ketë eksponentë të dhunshëm.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.