E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Merkel propozohet për shefe të BE-së
Bota

Merkel propozohet për shefe të BE-së

Ish-kryeministri i Italisë Matteo Renzi beson se kancelarja gjermane Angela Merkel duhet të vazhdojë te luajë rol udhëheqës në Evropë dhe pas përfundimit të mandatit të saj, të jetë në krye të Këshillit të Evropës, apo shefe e Politikës së Jashtme, shkruan euronews.

Në librin e tij “Un’altra strada” (Një tjetër  mënyrë),  ish- lideri italian shkruan:

“”Do të ishte e pëlqyeshme që një figurë udhëheqëse si Angela Merkel, e cila do të largohet nga kancelaria në muajt e ardhshëm pas 15 vjetësh lidership të pandërprerë, mund të vazhdojë t’i shërbejë Evropës në një kapacitet tjetër”, transmeton KosovaPress.

“Merkel sigurisht që mund të jetë një person i duhur për të udhëhequr politikën e jashtme, por gjithashtu mund të jetë një kandidate e mirë për të kryesuar Këshillin”, shtoi ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.