E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Muç Nano, provokon Ramën: Në ke Perëndi, mjaft më me bamirësitë në ERTV
Politikë

Muç Nano, provokon Ramën: Në ke Perëndi, mjaft më me bamirësitë në ERTV

Gazetari Mustafa Nano, ka ashpërsuar tonet mbrëmjen e sotme në emisionin e tij ‘Provokacia’ ndaj një sjellje aspak të hijshme të kryeministrit Edi Rama, i cili kërkon të dhurojë show me varfërinë e shqiptarëve në tv e tij personal ERTV.

Në hyrje të emisionit Nano i ka barë thirrje Ramës që të ndalojë bamirësinë dhe spektaklin e shëmtuar që ofron në ERTV.

Sipas gazetarit, kjo  nuk mund të jetë një mënyrë qeverisjeje, pasi detyra e kryeministrit është të punojë për të gjithë shqiptarët.

“Dhe abuzimi shtohet kur sheh Kryeministrin që e shet këtë si një ngjarje me rëndësi kombëtare, madje – kjo është ç’është – si një bëmë të madhe të qeverisë e të kryeministrit, si një meritë të madhe të këtyre të fundit. Kryeministri nuk harron asnjëherë të shkojë të përurojë fundin e punimeve, dhe të marrë para kamerave mirënjohjen e hallexhinjve që nuk janë më hallexhinj, që në ndonjë rast shoqërohet me pamje  e vështrime të përlotura, që asnjëherë nuk janë teatrale. Janë lotë të vërtetë. E si të mos jenë?

Do doja t’i bëja një apel kryeministrit: Në keni Perëndi, mos e bëni më këtë gjë! Ngado që t’i vish rreth, është një gjë që nuk duhet bërë. Dhe ju e dini shumë mirë që nuk duhet bërë”, shprehet ndër të tjera Nano.

Monologu i Mustafa Nanos:

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.