E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Protesta/ Policia e bën zyrtare: 15 të arrestuar për kërpudhën
Lajme

Protesta/ Policia e bën zyrtare: 15 të arrestuar për kërpudhën

Policia e Tiranës e ka bërë zyrtar faktin se ka arrestuar 15 qytetarë për shkatërrimin e kërpudhës që Edi Rama e ka mbjellë në oborrin e kryeministrisë.

Skandali me policinë shkon edhe më tej, kur thuhet se qytetarët kanë kundërshtuar policinë, kur dihet se punonjësit e policisë që ishin të vendosur te kryeministria, u larguan me urdhër.

Ndërkaq, policia nuk ka asnjë të hetuar në lidhje me plagosjen nga ana e Gardës së Republikës të të paktën 19 personave në protestës, mes të cilëve edhe punonjës policie.

Image

Ja çfarë thotë Policia e Tiranës sot:

Pas analizimit të pamjeve filmike, raport shërbimeve dhe provave të tjera të mbledhura, gjatë protestës së djeshme policia e Tiranës ka arrestuar 15 persona.

Sipas policisë në gjendje të lirë po hetohen 5 persona të tjerë, si dhe janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e 7 qytetarëve.

Policia Tiranë ka arrestuar:

F.H., 44 vjeç, banues në Tiranë;

E.N., 28 vjeç, banues në Tiranë;

N.H., 51 vjeç, banues në Kavajë;

A.Gj., 54 vjeç, banues në Divjakë;

R.D., 23 vjeç, banues në Tiranë;

S.D., 41 vjeçe, banuese në Tiranë;

D.L., 33 vjeç, banues në Shkodër;

H.J., 76 vjeç, banues në Tiranë;

I.H., 49 vjeç, banues në Durrës;

F.T., 44 vjeç, banues në Tiranë;

S.R., 43 vjeç, banues në Cërrik;

M.F., 55 vjeç, banues në Elbasan;

L.J., 38 vjeç, banues në Tiranë;

P. Sh., 51 vjeç, banues në Shkodër;

V. D., 30 vjeç, banues në Fier.

Këta pesona gjatë zhvillimit të protestës së djeshme pas orës 11:00, në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, kanë çarë kordonin e policisë duke kundërshtuar e goditur punonjësit e policisë.

Gjithashtu kanë goditur dhe thyer me mjete të forta, dyert, xhamat dhe vepra arti në hyrjen kryesore të Kryeministrisë së Republikës së Shqipërisë.

U proceduan në gjendje të lirë 5 shtetas:

G.D., 25 vjeç, banues në Tiranë;

A.T., 20 vjeç, banues në Tiranë;

R.B., 53 vjeç, banues në Prenjas;

D.Ll., 47 vjeç, banues në Tiranë;

P.Th., 52 vjeç, banues në Shkodër.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e 7 shtetasve të tjerë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.