Protesta/ Arrestimi i ‘Ujkut të Cërrikut’, ironia e deputetit të PD-së: E shpallën armik të popullit me urdhër të Çakallit…
Deputeti i Partisë Demokratike, Luciano Boci, ka reaguar ditën e sotme pas lajmeve mbi arrestimin e të ashtëquajturit “Ujku i Cërrikut”.
Nëpërmjet një postimi të bërë në faqen e tij në facebook, Boci shkruan se: ”Ujku” që njihet në Cërrik për pozitivitetin e tij, për humorin që prodhon, por dhe për varfërinë që e shoqëron, nga dje është shpallur “kriminel”.
Ndërsa sipas tij Çakalli, i shquar për grabitjet spektakolare të publikut, për bashkëpunim me krimin, për hajdutëri gjigande me miliarda, dje është duartrokitur nga njerëz-karrike.

Postimi i plotë i Luciano Bocit
“UJKU” I CËRRIKUT DHE
ÇAKALLI I QEVERISË
Njoftimi se “Ujku” i Cërrikut u arrestua, u shpërnda me shpejtësi ne median online. Nga dje, personazhi i njohur për pamjen e tij dhe deklaratat në emisione sarkastike, u shpall “armik publik”! U shpall i tillë me urdhër të Çakallit Kryeministër që qëndron në krye të vendit dhe që u zbatua me qejf nga kapterri i tij prej qelqi.
“Ujku” që njihet në Cërrik për pozitivitetin e tij, për humorin që prodhon, por dhe për varfërinë që e shoqëron, nga dje është shpallur “kriminel”. Ndërsa Çakalli, i shquar për grabitjet spektakolare të publikut, për bashkëpunim me krimin, për hajdutëri gjigande me miliarda, dje është duartrokitur nga njerëz-karrike që shpirtin nuk e kishin marrë me vete, si “i nderuar”!?
Këtu kemi mbërritur!
“Ujku” i Cërrikut, shprehu zemërimin e tij kundër varfërisë, mjerimit, padrejtësisë dhe përfundon pas hekurave. Çakalli Kryeministër që batërdis, mashtron, kriminalizon, deliron çmendurisht një vend të tërë shijon luksin e pushtetit. Kjo është Demon-kracia jonë që duhet përmbysur!

























Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



