Atentati me 2 viktima dhe një të plagosur në Vlorë, cili është reagimi zyrtar i policisë
Pas një sherri momental, dy persona mbetën të vrarë më armë zjarri dhe një tjetër u plagos.
Mësohet se viktimat janë Orest Rexho dhe Arjan Hasani.
Ndërsa i plagosur ka mbetur shtetasi Armando Sulejmani.
Ngjarja ndodhi në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.
Edhe personi i plagosur është në gjendje kritike për jetën në spitalin e Vlorës
Ndërsa policia përmes një njoftimi të shkurtër nuk zbulon asnjë detaj në lidhje me ngjarjen
Pak minuta më parë në lagjen “Ujë i Ftohtë”, Vlorë, kanë mbetur të vrarë dyshohet me armë zjarri 2 shtetas dhe 1 tjetër u plagos, në rrethana ende të paqarta.
Një grup i posaçëm hetimor u ngrit menjëherë dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e ndalimin e personave të implikuar në ngjarje. Për shkak të hetimeve nuk mund të bëhen të ditura detaje të tjera”, deklaron zyrtarisht policia.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



