E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skandal në Itali/ Dy familje shqiptare sherr me thika e shishe të thyera, 4 të plagosur
Lajme

Skandal në Itali/ Dy familje shqiptare sherr me thika e shishe të thyera, 4 të plagosur

Dy familje shqiptare që jetonin në Castelcovati, në provincën e Brescia-s janë bërë protagonistë të mediave lokale në vendin fqinj. Kjo për shkak të një konflikti mes tyre i cili shkaktoi 4 të plagosur.

Banesat e tyre kanë qenë afër njëra-tjetrës, ndërkohë që karabinierët janë duke hetuar shkakun e konfliktit i cili solli më pas dhunën shkruan BresciaToday.

Në fillim pati ofendime dhe të bërtitura, e më pas nga shqiptarët janë përdorur thikat dhe shishet e thyera. Në total, numri i personave që u përfshinë në sherr ishte 6, ndërsa 4 prej tyre u dërguan në spital pasi kishin nevojë për ndihmën mjekësore

Policia ende nuk e ka zbardhur këtë ngjarje, por po heton që të gjejë përgjegjësit e dhunës.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.