E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Flori dhe Sadina : Nga dashuria me shikim të parë, te propozimi në kinema
Publik News

Flori dhe Sadina : Nga dashuria me shikim të parë, te propozimi në kinema

Aktori i humorit mjaft i dashur për publikun shqiptar, Florjan Binaj, ka treguar së fundmi historinë e propozimit që i bëri bashkëshortes së tij Sadina,

Ai ka qenë i ftuar së bashku me Sadinën në emisionin e Rudinës dhe ata folën për herë të parë për disa detaje që nuk i dinim rreth njohjes apo martesës në gjendjen civile.

flori sadina

Çifti ka zbuluar se janë njohur në ambientet e Liceut Artistik, ku Flori ra në dashuri me shikim të parë me Sadinën dhe në fillim mendonte se ishte e huaj.

“Doja një gjë ndryshe nga lidhjet që kisha pasur dhe kur pashë Sadinën, thashë kjo është. E kisha parë në korridore dhe dallonte. Mendova se ishte e huaj me tiparet nordike dhe pastaj doli që ishte shqiptare dhe madje e kisha në një lagje”, rrëfeu Flori.

Gjatë kësaj interviste foli edhe Sadina, e cila tregoi momentin kur pa Florin në lice dhe menjëherë e imagjinoi si një mashkull që do të dëshironte ta kishte në krah.

“Mbaj mend një moment që kam qenë në pjesën e përparme të liceut dhe shikoj Florin që kalon me një telajo të madhe dhe në moment unë ngel dhe shoqet me thanë: çfarë ke? U thashë ‘asgjë’ por vura re tiparet e një mashkulli që unë e imagjinoja në krah”, tregoi ajo.

florjan1

Por si ishte momenti i propozimit?

Në atë kohë, bëhet fjalë për vitet 2000, vajzat nuk para dilnin vetëm në takime pa një shoqe dhe në ditën e propozimit, Sadina kishte marrë me vete edhe shoqen e saj në kinema.

“Kemi qenë në kinema dhe Sadina kishte marrë masa mbrojtëse, kishte marrë një shoqe me vete, ishim në kinema dhe mirë që s’na e uli shoqen në mes. Ishim duke parë filmin dhe po prisja momentin për të marrë vëmendjen dhe i bëra pyetjen. Në moment filloi muzika e lartë e filmit që tërhoqi vëmendjen e Sadinës. Unë isha duke pritur nisa numërimin 1, 2 3 dhe ajo tha ‘po”, ka treguar aktori i humorit.

Ata u lidhën në 7 prill të vitit 2004 dhe çdo datë 7 të muajit i thonë njëri-tjetrit gëzuar. Flori dhe Sadina u fejuan në 2009-n dhe martesën e bënë në gjendje civile me vajzën në krahë, ndërkohë që njerëzit e tjerë merrnin certifikatat.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.