Gjykata Tiranës merr vendimin për 18 të arrestuarit e protestës. Për Florenc Hoxhën vendoset masa…
Gjykata e Tiranës ka vendosur sot në masën e sigurisë “arrest në burg” 6 protestues të cilët ishin të pranishëm në tubimin e 16 shkurtit.
Ndërkohë që gjykata ka caktuar për 7 qytetarët e tjerë masën e “arrestit të shtëpisë”
Ndërsa për gjashtë protestues u vendos masa “detyrim paraqitje”
Në masën e sigurisë “arrest në burg” mbeti Florenc Hoxha, Resul Daci, Ilir Hamedani, Saimir Rexhepi, Agim Peposhi dhe Ferit Daukthi
Ndërkohë që në masën detyrim paraqitje u caktua për Suzana Dimushin, Mithat Fieraku, Luftar Jakupi, Pellumb Shelna, Shpresa Lini dhe Hasan Jakupi.
Për këta protestues Prokuroria ka ngritur akuzën kundërshtimit të punonjësve të policisë, goditje për shkak të detyrës, shkatërrim i pronës dhe prishje të rendit publik.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



