E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skandali me tenderat, Ylli Manjani flet pasi u pyet në Prokurori: Nuk kam pse jap shpjegime, nuk jam…
Lajme

Skandali me tenderat, Ylli Manjani flet pasi u pyet në Prokurori: Nuk kam pse jap shpjegime, nuk jam…

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka folur për “BalkanWeb” pas dëshmisë s dhënë në Prokurori në lidhje me dosjen e abuzimit me tenderët në këtë institucion në kohën kur ai ishte ministër.
Manjani deklaroi se vajtja në Prokurori e tij ishte në cilësinë e dëhsmitarit. Ai tha se ka folur ku ka mbante një detyrë publike dhe se tani nuk ka përgjegjësi të japë shpjegime publike.

“Unë nuk mbaj tashmë asnjë detyrë publike e për pasojë nuk kam asnjë barrë të jap shpjegime publike për këtë gjë. Gjithçka kam pasur për të ndarë me publikun e kam bërë kur mbaja detyrën publike.
Sot jam qytetar i lirë dhe pa asnjë hezitim jap shpjegimet e mia në çdo institucion hetimor. Këtë gjë e bëj në diskrecion të plotë dhe në respekt të ligjit. Mosdhënia e shpjegimeve do ishte anomali jo e kundërta”, deklaroi Manjani

Gjithsesi ai ka preferuar të mos flasë për dëshminë e tij dhënë para oficerit të policisë gjyqësore. “Vajtja ime atje nuk kishte asnjë status tjetër përveç se të dëshmitarit. Përmbajtja e dëshmisë është konfidenciale”, u shpreh Manjani.

Balkanweb

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.