Lulzim Basha mbyll protestën dhe këndon himnin kombëtar: Bëhuni gati për…
Është mbyllur pas tre orësh protesta e opozitës. Ndryshe nga protesta e së shtunës, 16 shkurt, sot situata ishte e qetë duke mos pasur prezencë të dhunës. Ajo u nis në sheshin përpara parlamentit e më pas me kërkesë të Kreut të PD-së, Basha u zhvendos drejt Kryesisë së Kuvendit për dorëzimin e mandateve të deputetëve të opozitës. Më pas protestuesit, të udhëhequr nga Basha u spostuan drejtë selisë blu nga ku Basha, në një fjalim të mbajtur përpara tyre, mbylli protestën me thirrjen se tashmë do ajo do të shpërndahet në të gjithë vendin.
“Opozita sot dorëzoi mandatet dhe i vuri kyçin parlamentit të krimit. Prej ditës së sotme ne jemi qytetarët të thjeshtë në krahun tuaj, me ju dhe për ju. Nisëm sot një rrugëtim shprese i cili nuk do të ndalet deri sa destinacioni evropian i vendit të bëhet realitet. Deri sa ta largojmë kryehajdutin dhe qevrinë e e tij kriminale, Rama ik.
Në çdo cep të Shqipërisë le të nisim këtë rrugëtim shprese dhe force të pandalshme dhe popullore për rrëzimin e regjimit kriminal, largimin e Maduros dhe për të rikthyer në çdo vatër besimin se e nesërmja po vjen, po miq Shipëria do të ketë të ardhme dhe kjo nuk i takon kriminaleve, Nicave, Shullzëve, narkotrafikantëve, oligarkëve hajdutë që u kanë hequr bukën e gojës fëmijëve tuaja, nuk i takon njeriut që e solli këtë të zezë, Ramës dhe bandës së tij hajdute.
Shqipëria do të ketë të ardhme dhe kjo do të jetë e juaja, njerëzve të nd3ershëm që duan ti japin fund dhe do ti japin fund padrejtësisë, pandëshkueshmërisë, parlamentit të krimit për krimin nga krimi dhe do ti japin fund si i dhamë sot dhe së bashku me vullnetin tuaj me zgjedhje evropiane do të kemi një qeveri të popullit për popullin dhe nga populli. E duam Shqipërinë si gjithë Evropa, Liri Demokraci. Bëhuni gati për betejën e radhës në Tiranë Shkodër Vlorë, Shkodër, Dibër Tropojë, Sarandë anembanë vendit
“, tha Basha.

Ora 12:52
Basha para selise se PD: Askush jashte përveç kriminelëve dhe oligarkëve. Hajdeni të gjithë brenda, hapeni deren, ka vend per te gjithe.
Ora 12:41/ Nderkohe qe kreu i PD-se, Basha dhe kryetarja e LSI-se, Kryemadhi kane dorezuar mandatin ne Kryesne e Kuvendit, i jane drejtuar rruges qe te shpie ne seline blu. Bashke me ta edhe protestuesit qe po i ndjekin nga pas. Burime per “Panorama” bejne me dije se atje Basha do te kete nje tjeter fjale per protestuesit.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



