E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Djegia e mandateve/ Rama e pranon: Opozita ka konsumuar një akt të panjohur në histori
Politikë

Djegia e mandateve/ Rama e pranon: Opozita ka konsumuar një akt të panjohur në histori

Kryeministri Edi Rama ka thyer heshtjen pas dy protestave massive të opozitës duke dale në një conference për shtyp.

Kreu I qeverisë e ka pranuar se, djegia e mandateve nga opozita është një akt I paprecedent.

“Konflikt nga interesat partiake duke nxitur urrjetjen dhunën urrjetjen duhet të përpiqemi që të shohim sa më qartë dhe të reflektojmë sa më thelë. Duke e nisur nga vetja pastaj duke parë. Opozita ka konsumuar një akt të panjohur në historinë e vendeve me zgjedhje. Një akt i paparë dhe i padëgjuar, por jo i pashpjegueshëm. Jam zgjedhur kryeministër dy herë, herën e parë në një koalicion pas tetë vitesh në opozitë, herën e dytë me shumicë absolute pas një palë zgjedhjesh në një qeveri me opozitën, kujtoj që opozitës iu dhanë të gjitha ministritë që kërkonte dhe agjenci shtetëtore, plus kryetarin e KQZ dhe gjithcka tjetër që kërkoi. Kishim një synim të vetëm mos kontestimin e zgjedhjeve. Mbi këtë dakordësi u firmos edhe marrëveshja e fundit. Akoma nuk kanë reflektuar se përse humbën”, është shprehur Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.