E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndërprerja e sinjalit telefonik, Vasili: Rama e SHISH puç antikushtetues ndaj qytetarëve
Politikë

Ndërprerja e sinjalit telefonik, Vasili: Rama e SHISH puç antikushtetues ndaj qytetarëve

Kreu i grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili ka denoncuar në një konferencë për shtyp nga selia e LSI-së sjelljen e qeverisë pas fikjes së sinjaleve telefonike gjatë kohës së protestës së djshme të opozitës në afërsi të godinës së paralamentit.

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe SHISH se u bë pjesë e një puci anti-kushtetues ndaj qytetarëve.

Duke iu referuar protestës së opozitës, Vasili tha gjatë një deklarate për mediat se duhet të hetohet për informacionet e manipuluara se në protestë do kishte dhunë. Sipas Vasilit, ndërprerja e valëve celulare u bë me qëllim degradimin e protestës, por opozita u tregua vigjilente.

“Dje kryeministri, kreu i Kuvendit dhe SHISH u bënë pjesë të një puci të vërtetë anti- kushtetues të qytetareve. Kryeministri deklaroi në Rai Uno se do ndodhin akte të turpshme ndaj parlamentit dhe thoshte se opozita do dhunojë parlamentin sipas gjoja shërbimeve inteligjente. U ndërpre dhe linja telefonike për të lënë organizatorët pa mundësi komunikimi dhe që protesta të degradonte. Opozita kishte marrë masa për të mbajtur në kontroll të plotë mbarëvajtjen e protestës dhe hodhi poshtë këtë puc të turpshëm. Të hetohet për informacionet e manipuluara se do kishte dhunë”,-tha Vasili.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.