E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Revoltë e stablishmentit të vjetër”, Rama flet për “TG2”: Zgjedhjet? Opozita është mbrapa në sondazhe
Politikë

“Revoltë e stablishmentit të vjetër”, Rama flet për “TG2”: Zgjedhjet? Opozita është mbrapa në sondazhe

Kryeministri, Edi Rama në një intervistë  për “TG2 Post”, deklaroi se është opozita që po përpiqet të krijojë një krizë artificiale nga frika për t’u përballur me zgjedhjet vendore të qershorit, ku sipas sondazheve të tij rezulton humbëse.

“Për fat të keq kemi parë këto  imazhe që kanë dhënë përshtypjen e një vendi që është në krizë por nuk është. Ka një krizë artificiale të krijuar dhe të dashur nga një opozitë që duhet të përballet me zgjedhjet vendore të qershorit, është tepër mbrapa sipas sondazheve, ka humbur para një viti e gjysmë në zgjedhjet që janë njohur nga të gjithë dhe vetë opozita, me zgjedhje që kanë qenë më të mirat që kemi pasur

Por nëse unë do të thosha që korrupsioni në Shqipëri nuk është një problem, do të thosha një të pavërtetë. Por nëse unë ju them se korrupsioni në Shqipëri është luftuar si asnjëherë më parë është një gjë që mund të verifikohet dhe në raportet e një viti më parë të KE.

Rama refuzoi të komentojë akuzat e ish-kryeministrit Berisha ndaj tij dhe qeverisë.

“Nuk flas kurrë për kundërshtarët politik në një gjuhë të huaj. Nuk bëj debat të brendshëm në televizione dhe gazeta të huaja në respekt të njerëzve të mi. Shqipëria ka 4.2 milion banorë. Pyetni Gaurdia di Finanzën nëse kemi bërë apo jo një pastrim të plotë të kanabisit.

Dua tu them të gjithë italianëve që të kuptojnë se nuk ka asnjë revolucion, as një kauzë, as një rrezik për askënd. Është revolte e stablishmentit të vjetër që ka humbur dhe të lobeve që kanë humbur, ai  i drogës, bixhozit dhe lobe të tjera që qëndrojnë pas këtyre manifestimeve. Jeta vazhdon, ne vazhdojmë të qeverisim dhe të vazhdojmë drejt BE”, ka thënë Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.